22.5 C
Tirana

Flet kryeplaku i fshatit Xhyr: Djali u gjet me shkumë në gojë, nusja gjysmë e vdekur.

VENDI

Pak orë pas ngjarjes tragjike, ku në banesën e tyre në fshatin Xhyrë të Librazhdit u gjetën në gjendje të rëndë çifti Olsian dhe Rezarta Hajdari kryeplaku i fshatit ka dhënë më shumë detaje në një komunikim për Faxnews.

Ai ka treguar se familja Hajdari ishte në gjendje të mirë ekonomike ndërsa Oisiani punonte me kohë të pjesshme si emigrant në shtetin grek. Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme në shtëpinë e çiftit nuk janë hequr ende as zbukurimet që ishin vendosur për dasmën e së dielës.

Ne ishim në dasëm shkonin kaq mirë si familje për mua ishin shumë njerëz të mirë. Habitem të gjithë kur ndodhi kjo ngjarje sot në mëngjes. Kishin 1 vit të fejuar bashkë, skanë hequr akoma lulet nga shtëpia se ka 5 ditë që kanë bërë dasmën.

Sdimë çfarë të themi, nuk kanë pasur ndonjë problem ekonomik, kanë bërë dasmë të shkëlqyeshme. Djali punonte në emigracion vajza papunë ka qenë 5 ditë kishte që kishte ardhur. Kishte dy muaj që kishte ardhur nga Greqia rrinte te motra e vetë çtë themi ne mos të flasim para kohe.

Sipas informacioneve që kam marrë ka qenë e ëma e Olsit ajo që i ka gjetur të rinjtë ka hapur derën me forcë çunin e kishte gjetur me shkumë në buzë ndërsa nusen e ka gjetur gjysmë të vdekur sa kishte arritur në spital kishte mbaruar punë tregon kryeplaku.

- Advertisement -

TE FUNDIT