12.5 C
Tirana

Fillojnë regjistrimet për maratonën e pavarsisë, Shkodër-Ulqin 2019, ja detajet.

VENDI

Për të tetin vit me rradhë, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi, në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit dhe Bashkinë e Shkodrës, organizon Maratonën e Pavarësisë Shkodër Ulqin 2019. Më 28 nëntor 2019 në ora 09 përballë godinës së Bashkisë së Shkodrës, do të bëhet nisja e maratonistëve, ndërsa caku përfundimtar do të jetë Ulqini, përballë godinës së Komunës. Siç është bërë tashmë traditë kremtimi i 28 Nëntorit do të fillojë duke grupuar sportistë pa dallim kombësie, feje apo gjuhe. Duke bashkuar shqiptarët e çdo treve dhe duke bashkuar popujt e ndryshëm të trevave të ndryshme.

Organizatorët e këtij manifestimi ju ftojnë që edhe ju të bëheni pjesë e kësaj gare, ku pak rëndësi ka kush del fitues e shumë rëndësi ka fakti që vrapojmë bashkë. Përveç pjesëmarrjes në vrap, mund të bashkoheni te pika e mbrritjes përballë Komunës së Ulqinit për të përkrahur maratonistët. Të drejtë pjesëmarrjeje ka çdo individ. Regjistrimi ka filluar dhe mund të bëhet online.

- Advertisement -

TE FUNDIT