17.5 C
Tirana

Festuan me gjestin ushtarak pas golit që na “errësoi sytë”, për turqit reagon UEFA

VENDI

Ndoshta pjesës më të madhe të tifozëve kuqezi u errësuan sytë dje pas golit aksidental të Turqisë që na mohoi shpresën për kualifikim, dhe nuk i vuri vëmendje mënyrës së festuarit të zotëve të shtëpisë.

Por opinioni publik ndërkombëtar dhe si pasojë dhe UEFA, kanë “antenat” e ngritura dhe të drejtuara nga Stambolli dhe Ankaraja, sidomos në ditë aq delikate, që përkojnë me fushatën e ushtrisë turke në veriun e Sirisë.

Kështu që nuk habit që gjesti i lojtarëve turq, një përshëndetje tipike ushtarake e drejtuar qartësisht ushtrisë së tyre, po sheh një valë protestash në Europë.

Për këtë sot ka ndërhyrë vetë UEFA që me anë të shefit të zyrës së shtypit ka komentuar sekondat pas golit të Tosun. “Nuk e kam parë personalisht gjestin, por duket sikur është provokues. Rregullorja nuk pranon referime politike dhe religjioze, garantoj se çështja do te shqyrtohet, më leni të kontrolloj”, deklaroi Philip Townsend.

Referimi i gjestit duket në fakt i qartë, duke marrë parasysh edhe faktin që pak ditë më parë mbrojtësi i Juventusit Demiral dhe sulmuesi i Romes Under postuan në rrjetet sociale të njëjtin gjest si dhe parulla mbështetëse për ushtrinë e tyre.

- Advertisement -

TE FUNDIT