23.5 C
Tirana

Ferid Kola, skulptori që ringjall heronjtë në shtatore

VENDI

Nga Pjeter Logoreci – Kush viziton atelienë e skulptorit shkodran Ferid Kola, befasohet nga bukuria dhe shumëllojshmeria e figurave të krijuara me teknika nga më të ndryshmet që njeh arti i skulpturës.
Në përshtypjen e parë përballesh me një burrë energjik, mikpritës e shumë komunikues, i cili pret cdo vizitor me kënaqësinë e mikut. Nuk e pata të vështirë të ambjentohem menjëherë me shoqërinë e skulptorit Ferid Kola, por edhe me ambjentin artistik që më rrethonte.
Më mjaftoi një vështrim për rreth studios, që nëpërmes objekteve – krijime, të përjetoj historinë mijëravjeccare të qytetit tim, por sytë më mbetën mbi bocetin e mbretit të Ilirisë Gentit, të cilën skulptori po e punonte në baltë,  madhështia e të cilit kishte “pushtuar” atelienë.
Ferid Kolën e njoha në vitin 1993, në ditën e shënuar të vendosjes në Shkodër të shtatores së patriotit të shquar Luigj Gurakuqi, një vepër madhore e tij.
Atë ditë unë, me kameran time,  fiksova në fotografi shumë qytetarë të Shkodrës që dëshironin të kishin një kujtim me mjeshtrin Ferid Kola aty para Gurakuqit të tij, që lartësohej në mes të qytetit.
Duke e shoqëruar bisedën tonë me një kafe, mjeshtri më tregoi që qysh në moshën 4-vjeccare kishte fantazuar duke vizatuar figura të ndryshme që i kalonin nëpër kokë.
Pastaj më tregoi disa vizatime të asaj kohe, të ruajtura mirë, të vendosura në “ekspozitën e tij të parë” që edukatorja e kopshtit kishte organizuar për të treguar gjeninë e një fëmije vecc nga të tjerët….
Ferid Kola lindi më 17 prill 1947 në qytetin e Shkodrës, në një familje të mesme qytetare. Si babai ashtu dhe nëna ishin artëdashës, por edhe të talentuar, secili në artin e vet.
Nëna edhe pse me shumë fëmijë, kishte bërë mënyrë jetese punën e dorës, duke punuar në tezgjah, sixhade, ccarcafë, qëndisje të ndryshme apo punime me grep. Qysh në moshën 14-vjecare, ajo të mrekullonte me larminë e figurave, të ngjyrave, si dhe të modeleve që krijonte.
Babai Osmani, ishte i apasionuar mbas muzikës popullore dhe ishte instrumentist i njohur në formacionet orkestrale të qytetit, si dhe në bandën muzikore. Ai luante në violine, trombë dhe korn.
Në ambjente festash familjare, por edhe me shokë, ishte kënaqësi ta dëgjoje tek këndonte dhe luante me pasion këngët popullore shkodrane. Por edhe vizatimet e dajë Hysenit (Alibali), frymëzonin fantazinë e “artistit të vogël” që përpiqej t’i përngjasonte.
I mahnitur nga bota e artit, me dëshirën për të mësuar të vizatonte, ai hyri në kursin e pikturës të shtëpisë së pionerit në Shkoder, e cila kishte një traditë të mirënjohur në këtë fushë, ku mori mësimet e para nga piktori Gaspër Zojzi.
Aty u njoh me elementët e parë të  historisë së rilindjes së artit dhe ra në kontakt me veprën e Leonardos, Mikelanxhelos, bukuria e veprave të cilëve e mahnisin dhe i forcojnë dëshirën për t’u bërë skulptor. Shpesh ndodhte që mbas mbarimit të mësimit apo në ditë pushimesh, Feridi të kalonte orë të tëra, duke kundruar shtatoret e varrezave të Rrmajit apo ato të kishës katedrale, ku spikasnin veprat e Idromenos.
“…isha nxënës i klasës së 5-të  apo 6-të kur shkojsha në varrezat  katolike të qytetit. Aty përjetoja momente të magjishme, kur kundroja truporet apo figurat e skalitura mbi varret e gurtë. Imagjinoja sikur isha në Luvrë, u mrekullojshe….., kisha dëshirë të madhe të shihja vende historike … Më kujtohet që u futa në sportin e alpinizmit që të kisha mundësinë të shkoja shpesh në kalanë e Rozafatit apo të shihja shpellën e famshme të Jubanit.
Që atë kohë, me dëshirën e vullnetin e fillestarit, fillon të punojë figura të vogla prej druri, të cilat ia dhuronte punonjësve të Katedrales për të sajuar “qytetin e Betlehemit”, që ndërtohej me rastin e Krishtlindjes.
“…njëherë pranë shkollës sime fillore, pashë që një shitës ambulant që mbështillte ëmbëlsirat që na shiste me fletët e një  libri me figura nga veprat e Mikelanxhelos… – kujton mjeshter Feridi, -…me këmbënguljen e fëmijës që dëshiron dicka, arrita ta bind burrin të më fale librin, i cili u ba burim i zhvillimit pa kufij të fantazisë time artistike.. Duke vlerësuar talentin dhe dëshirën e tij, Feridi dërgohet në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë, ku nën mësimdhenien e skulptorit Halim Beqiraj, diplomohet si “Skulptor i mesëm”. Për disa vite ai dërgohet me punë si mësues vizatimi në shkollën e mesme “Asim Vokshi” të qytetit Bajram Curri.
Më pas përfundon Institutin e Lartë të Arteve (sot Universiteti i Arteve, duke u diplomuar si skulptor i lartë, në degen e skulpturës monumentale, nën drejtimin e skulptorve të mirënjohur Thoma Dhamo dhe Kristaq Rama. Pas akademisë fillon të punojë në Shkodër si mësues vizatimi në Komunën e Postripës, në fshatrat Dragoc, Mes, Drisht.
Në vitin 1975 realizon veprën e tij të parë madhore, Lapidarin e heronjve Ccerciz Topulli e Mucco Qulli, i cili është i vendosur në fshatin Shtoj. Lapidari është i punuar në gurë e bronz dhe ka lartësi 2,5m. Pas vlerësimesh në arritjet e tij, fillon të punojë si skulptor restaurator për  Institutin e Monumenteve të Kulturës të Tiranës në atelienë e Shkodrës (ku asokohe përfshihej Lezha, Puka, Kukësi, Bajram Curri), ku merret me pasaportizimin, mbrojtjen dhe restaurimin e vlerave materiale të ornamentikës në dru, gur, hekur, stukoreliev, allcci apo të pikturës murale.
Me nostalgji kujton Feridi, vitin 1978, kur pranoi ofertën e Skulptorit të Popullit Shaban Hadëri për të punuar si bashkëpunëtore në realizimin e monumentit të “5 Herojve të Vigut”. Në këtë vit ai punonte si mësues i jashtëm në shkollën e mesme artistike Prenk Jakova, ku jepte mesim në skulpturë, vizatim, histori të artit figurativ, anatomi artistike dhe perspective. “….Puna me Shabanin – tregon Feridi, -ishte si të mbaroje një fakultet në vete. Bashkia na krijoi mundësinë të punojmë në ambjete shumë të favorshme, në markaton e qytetit, ku kemi punuar nga viti 1978 deri 1982, kur vepra u inaugurua.”
Për këtë vepër, Ferid Kola, shprehet me vlerësim të veccantë. Ai e quan atë, veprën më të mirë të realizmit socialist në skulpturë. Sicc shprehet ai: vepra ….u projektua nga partia shtet që t’i shërbente shtetit parti… Kështu ishte ideologjia e kohës…, por ajo është një arritje madhore në skulpturë. Vepra është realizuar në gurë e bronz me madhësinë 5m dhe u vendos në Shkodër. Në vitin 1980, mjeshtri Kola, realizon në beton dhe gurë, një lapidar, i cili është i vendosur në zonën e Bahcallëkut në Shkodër dhe që u bë simbol i solidaritetit të popullit të Shkodrës në përpjekje për të zhdukur pasojat e tërmetit të 15 prillit 1979.
Krahas krijimtarisë së tij si skulptor me veprat që vijnë njëra pas tjetrës në vitet në vazhdim, mjeshtri Ferid Kola së bashku me një staf të specializuar kolegësh, kryen punime restauruese në banesa muzeale dhe kulti në qytetin e Shkodrës ku mund të veccojmë: Shtëpinë e Pashko Vasës, atë të Luigj Gurakuqit (që fatkeqësisht nuk ekziston më), shtëpinë e Mark Gjonit, atë të Dom Ndre Mjedës në fshatin Kukël, shtëpinë e Migjenit, të familjes Suma, Dabërdaku, Myfti Plakut, familjes Ceka, Xhevat Repishtit, Oso Kukës, në Xhaminë e Plumbit, Hamamin e qytetit, shtëpinë e Sali Zekës në qytetin e Lezhës, shtëpinë e Mic Sokolit në Tropojë, etj. Në vitin 1986 realizon, në gurë e beton në madhësinë 2m, lapidarin e dëshmorit të lirisë Zef Martini, i vendosur në Malësinë e Madhe.
Dëshiroj të ndalem pak në realizimin dhe vendosjen e shtatores së patriotit tonë të shquar, Heroit të Kombit, Luigj Gurakuqi, që lartësohet në sheshin qendror të Shkodrës, në broz me lartësinë 3 metra. Ishte ideja e skulptorit që vepra të vendosej aty, pasi sipas të dhënave historike e gojore, ishte ky vend që atdhetari Luigj Gurakuqi më 1925-n, mbajti një nga fjalimet e tij më të përmendura që ka mbetur në mendjen dhe zemrat e popullit të  Shkodrës.
Aso kohe, Gurakuqi po kthehej nga një udhëtim i suksesshëm pune me varkë nëpërmes lumit Buna. Një grup i madh bashkëqytetarësh po e prisnin për ta përshendetur në molin e qytetit. Prej aty i shoqëruar nga turma, i hipur mbi një pajton u detyrua t’i drejtohet qendrës së qytetit ku prisnin me mijëra qytetarë. Në rrethanat e rastit, pajtoni u kthye në një foltore, ku Luigj Gurakuqi iu drejtua zemrave të ndezura nga patriotizmi të popullit të Shkodres.
Në vendin ku në vitin 1993 u vendos shtatorja e Gurakuqit, regjimi komunist kishte vendosur bustin e diktatorit sovjetik – Stalinit. Me ardhjen e pluralizmit busti u hoq dhe Bashkia e qytetit e pa të arsyeshme që deri me vendosjen e shtatores së  Gurakuqit, ky vend të shndërrohej në lulishte dhe të zbukurohej me lule të ndryshme e flamuj kombëtarë.
“Dinosauri” i humorit shkodran, Nexho Shabani, (dinosaur: për nga madhësia e pesha trupore, por edhe nga humori) më tregoi një histori të atyre ditëve që ja vlen të shkruhet: ”……po dilja nadje herët me shku deri në komitet (ishte koha kur kërkoja shpi), kur shoh tre puntorë që me një zorrë uji e mjete të tjera lagëse, po lagnin ose si i  thoni ju …qi jeni me shkollë…., po ujitnin tokën aty ….
…..Mos – iu bërtas punëtorve me sa za qi kisha – …stop, ….ccka bani mor të ccmendur pse po e lagni tokën taman aty…..
Punëtorët të befasuar nga britma dhe mungesa e logjikës, me pamje të trembur kërkua të dinin arsyen e britmës!
…. Po si mor, ….a harruet qi aty ka kenë Stalini,…… e po e vaditët me ujë ka rrezik se na mbin prap…..
Ndërsa mjeshtri Ferid Kola kujton, ”…. që ditën kur u vendos shtatorja, nga mesi i kureshtarëve të shumtë, afrohet Nexho Shabani dhe për humor me pyet:
-….. Profesor mor???? Po e vendosni edhe nji herë Stalinin?
– Jo mor Nexho, i them, Stalini i ka pasë mustakët të varur poshtë, e ky asht Gurakuqi qi i ka mustakët si burra shqiptarë, përpjetë….
….A din ccka, pse nuk ja bani kokën me vidë?…. e sa herë qi ndërron sistemi , po u desht me ndrru figurat, mos me u lodhë e me i ndrru vetëm kokën…..”
Në vitin 1997, mjeshtri Kola kryen në bronz në madhësinë 2,5m, monumentin e martirëve të demokracisë At Daniel Dajani dhe At Xhovani Fausti, të cilët me rastin e 50-vjetorit të martirizimit të tyre janë vendosur mbi një kullë të gurtë në fshatin Blinisht të Lezhës, në lartësinë 8m. Në vitin 1999, skulptori ynë realizon tri buste të disa figurave të njohura si: .. për fshatin Rranxa të Bushatit, ai kryen në allci bustin e martirit Mark Cuni, …bustin në allcci 70cm të lartë të At Gjergj Fishtës, i cili është i vendosur në fshatin Fishtë në lokalin “Mrizi i Zanave”, ….si dhe bustin në allci të  At Zef Pllumbit, i cili gjendet akoma në studion e artistit.
Në 2001-shin me kërkesën e një porositësi privat, realizon në projekt në dy variante shtatoren e heroit kombëtar, Prenk Cali, allcci në masat 50 dhe 70 cm.
Në 2005-n përfundon në allcci në madhësinë 80cm shtatoren e Nënë Terezës.
Në 2007-n me kërkesën e komunës së Postripës, punon në beton e granit lapidarin “LËVIZJA E POSTRIBËS” që ka madhësinë 5m.
Në 2008-n fiton ccmimin e parë në konkursin kombëtar për monumentin e Karamahmund Pashë Bushatlliut, të cilin e ka punuar në allcci në madhësinë 50cm, si dhe ccmimin e dytë në konkursin kombëtar për realizimin e monumentit të At Gjergj Fishtës të punuar në allcci, 70cm të lartë.
Po në vitin 2008-të, merr pjesë në konkursin kombëtar të monumentit të Presidentit Ëillson, punuar në allci në 60cm madhësi.
Mjeshtri Ferid Kola pervecc punimeve tashmë të vendosura në mbarë atdheun, ka shumë vepra të cilat gjenden në pronësi të personave privatë apo në galeri të ndryshme, si në Shqipëri, Greqi, Itali, Angli, Kosovë, Zvicër, Gjermani, Austri etj…..
Në fondin e Galerisë Kombëtare të  Arteve në Tiranë gjendet “Kompozim, Shote e Azem Galica”, punim në bakër në masat 25 x 30cm, punuar në 1972
“Portret, Pal Mëlyshi”, punim në gurë, 70cm, punuar në 1977-n
“Portret, Partizani”, punim në bronz, 60cm, viti 1978
“Kompozim, Gjergj Elez Alia”, në bakër dhe dru, 30 x 30cm, viti 1984
“Kompozim, Nëna Zadrimore”, në bakër dhe dru, 30 x 30cm, viti 1985
Për punën e tij shumë dimensionale ai është vlerësuar me dekorata, medalje, si dhe diploma, fletënderi, mirënjohje të ndryshme në fushën e arsimit, artit e kulturës apo për angazhime me karakter kombëtar dhe lokal.
Në vitin 1979 dekorohet nga Kuvendi Popullor me “Medaljen e Punës”
Në vitin 1990 dekorohet me Medaljen “Naim Frashëri”
Shpesh artisti shkodran në realizimin e figurave të tija e gjen frymëzimin ndër njerzit e afërt, sic i ka ndodhur me realizimin e bustit të Nënës Tereze, ku për të realizuar figurën  saj është frymëzuar nga figura nënës së tij që pervecse vitit të njëjtë të lindjes, kishte një ngjashmëri të cuditëshme fizike dhe shpirtërore me shënjtoren.
Të shumta janë kujtimet e artistit, pozitive e ma pak të mira. Kujton kolegët me të cilët kaloi ditët e vështira, por të bukura të punës:  Danish Jukni, Franc Ashiku, Angjelin Dodmasej, Ismail Lulani e Pjerin Bedeni. Kujton ditët e tranzicionit politik, kur në atelienë e tij  i hynin persona të panjohur e të frikshëm, të cilët pasi kishin plackitur dyqanet me radhë, hidhnin një sy për të kapur ndonjë send nga “djersa e artistit të pambrojtun”.
Ai kujton me respekt dhe mall të madhin Pjeter Gaci, me të cilin i bashkonte hobby për peshkimin dhe natyrën. Nuk kishte breg lumi, liqeni apo deti shqiptarë që nuk e njihnin, ku kishin peshkuar së mbashku me Pjetrin dhe Danishin.
Kujton pasionet e tjera të tij, pervecc skulpturës, daljet në skenë si aktor apo si tenor, kohën e bukur studentore kur ushtronte plot dëshirë sportin e gjimnastikës me klubin “Studenti”. Kujton me respekt të vecantë edhe nxënësit të shumtë të tij të cilët sot janë artistë të njohur e me vlera ndërkombëtare si Naim Hoxha, Hajdar Danjolli, Ilir Gjoni, Genc Tavanxhi, Arben Lazri, Kujtim Murati, Petrit Bilali etj.
Sa shumë vlera mbresëlënëse dhe rezultate të larta pune në artin e tij, të shpërblyera me ccmime të panumërta, por edhe me mirënjohjen e pakufi të njerëzve, artdashësve që ndjekin me endje veprat e mrekullueshme me taban kombëtar të dala nga dora mjeshtërore e tij. Ferid Kola, një artist i madh, por mbi të gjitha një njeri i madh, i cili edhe pse në pension nuk “gjen qetësi” duke dhënë një ndihmesë të madhe si AMBASADOR I PAQES edhe në fushën sociale për të cilen shoqëria shqiptare ka kaq shumë nevojë.
Personalisht dëshiroj që nëpërmes këtij shkrimi të bëj një homazh nderimi për aktorin e burrin zemërmadh Esat Kola, vëllain e skulptorit tonë, i cili nuk jeton, me të cilin pata rastin të punoj dhe të aktroj në skenën amatore dhe profesioniste në Shkodër. Burra si Feridi e Esati, me shpirtin, kulturën, edukatën dhe artin e tyre pasurojnë e zbukurojnë jetën e qytetit verior.
Ata janë vlera të  arta që stolisin shtatin e zonjës së madhe Shkodër. Skulptori Ferid Kola është nderi i këtij qyteti dhe i kombit edhe pse nuk ka këtë titull zyrtarisht.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.co

- Advertisement -

TE FUNDIT