25.5 C
Tirana

Ermali flet për debatet me Amin dhe paktin që kanë bërë mes tyre.

VENDI

Amarda Toska si çdo femër është xheloze për bashkëshortin e saj, dhe aq më tepër kur e shikon me sytë e saj që ai puth një tjetër femër.

Ermal Mamaqi ka treguar në emisionin 3 shat se partnerja e tij nuk është mësuar ende me skenat e puthjes në ekran edhe pse I Love Tropoja është filmi i tij i dytë.

Aktori i njohur i humorit ka treguar në një intervistë me Bora Zemanin se Ami nuk ndihet mirë kur e sheh atë të puthet me dikë tjetër por të dy kanë rënë dakord për një gjë.

Ami nuk është mësuar por kemi një diskutim. Nuk ndihet mirë kur më sheh mua por e di që po e bëjmë për punë e jo per qejf u shpreh ai.

Por atëherë përse Ami nuk luan në një film me bashkëshortin e saj? Për këtë gjë Ermali foli mbrëmë në emisionin Mos i fol shoferit ku tha se ia ka bërë ftesën partneres për tu bërë pjesë e filmit.

I kam thënë Amardës hajde hajde nuk do të vijë. Amarda performon më mirë në kuzhinë nuk e di nuk i dihet por nuk është se ka qejf të duket në kinema u shpreh ai.

- Advertisement -

TE FUNDIT