24.5 C
Tirana

Ermal Fejzullahu dhuron shifrën e jashtëzakonshme për të prekurit nga tërmeti.

VENDI

Ermal Fejzullahu, një prej këngëtarëve më të njohur në Shqipëri dhe Kosovë, ka vendosur tju vijë në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti i djeshëm, duke dhuruar 100 mijë euro. Ermali i është bashkuar nismës së shumë vipave shqiptarë të cilët po mbledhin dhe dhurojnë donacione të shumta për të prekurit nga tërmeti.

Donacioni i Ermalit është tepër i madh dhe mëriton respektin e të gjithëve, ndërkohë që dhe babai i tij, këngëtari i mirënjohur Sabri Fejzullahu ka vendosur që të lirojë shtëpinë e vetë për një familje 6 anëtareshe, e prekur nga tërmeti. Bashkëndjenja e dhimbjes dhe dashurisë janë një.

Se zemra e shqiptarit është e madhe dhe bashkëndjenja obligim, shembull është miku im i cili çdo herë i heshtur ishte pranë atyre që kishin nevojë. Të trishtuar nga dhimbja dhe pamundësia për të ndalur këtë trishtim, kemi ndarë 100000 euro për të ndihmuar të goditurit direkt nga kjo fatkeqësi. Do të ndihmohen rastet më të rënda për të sanuar sado pak dëmet që kanë pësuar, shkruan Ermali teksa jep dhe lajmin për donacionin e madh.

- Advertisement -

TE FUNDIT