20.5 C
Tirana

Epidemiologu: Shqipëria s’e ka arritur ende pikun, ja kur pritet të dobësohet virusi

VENDI

Epidemiologu Artan Simaku eshte shprehur opitimist se me masat e marra në Shqipëri të cilat siç tha ishin në kohën e duhur, pandemia e koronavirusit do të kalojë shpejt, ndërsa shtoi se kujdesi dhe distancimi fizik duhet të vijojnë si e vetmja armë që kemi në dorë kundër virusit.

Në një lidhje live me Ilva Now, mbremjen e djeshme epidemiologu theksoi faktin se gjëja më e rëndësishme është gjurmi i kontakteve dhe duke marë masa për izolimin që shmangin përhapjen. Sipas tij, ky proces në Shqipëri është kryer dhe po kryehet në mënyrë të suksesshme, teksa niveli i gjurmimeve shkon nga 80-90 për qind.

Ai theskoi faktin se COVID-19 ende nuk e ka arritur pikun në vendin tonë, çka pritet të ndodhë përafërsisht për 2 javë, ku mund të vihet re një rritje e lehtë e rasteve, por u shpreh opitimist me këtë trend në vendin tonë virusi pritet të zbehet nga mesi ose fundi i prillit.

“Parashkimet tona janë shumë optimiste. Për karantimin do të vendoset javë pas jave. Por sëmundja është në shifra të qëndrueshme, të pritshme. Nga mesi ose fundi i prillit mund të fillojë një trend në rënie. Distancimi fizik është i nevojshëm, pasi është masa e vetme parandaluese ndaj kësaj sëmundjeje duke qenë se nuk vaksinë as mjekim”, tha epidemiologu.

- Advertisement -

TE FUNDIT