17.5 C
Tirana

Enca ua pret shkurt fansave: Hera e fundit që flas për të.

VENDI

Këngëtarja Enca Haxhia ka folur sërish për dhimbjen që po ndjen pas humbjes së të atit. Në një rubrikë teksa po u kthente përgjigje ndjekësve të saj Enca është pyetur se si mund të nxjerrë foto të lumtura kur humbi të atin.

Këngëtarja duke theksuar se ëhstë hera e fundit që flet për këtë gjë në rrjetet scoiale, por meqë e kanë pyetur shpesh ka vendosur të përgjigjet dhe shton se askush nuk e ka idenë se çndodh.

Hera e parë dhe e fundit që flas për këtë temë këtu. Askush nuk e di se çfarë ndodh pas rrjetit social sesi i përjetoj unë dhe familja ime gjërat dhe askujt nuk i intereson dhemb për atë temë më shumë se mua.

Ndaj në të vërtetë nuk i detyrohem askujt asnjë përgjigje, por meqë ma pyetët shpesh. Jam shumë reale me ju por gjërat që janë më me vlerë për mua sdo ti trajtoja kurrë si tema Instagrami.

Instagrami nuk është jeta ime është një pjesë e saj. Unë zgjedh të ndaj gjërat e bukura motivuese dhe artistike këtu dhe kaq. E vlerësoj shumë dashurinë dhe ngushëllimet që më keni sjellë dhe zgjedh të injoroj negativitetin dhe injorancën. Paqe njerëz shkruan këngëtarja.

- Advertisement -

TE FUNDIT