17.5 C
Tirana

Emigrantë në Angli për 12 mijë paund, ja skema e bandës

VENDI

Policia goditi një grup kriminal me 16 persona, të shtrirë në disa qytete, në fushën e falsifikimit dhe favorizimit të migracionit të paligjshëm.
Shtetasit S.P, Jetnor Hoxhaj, Eris Koliçi, A.H, Xhevair Myrtaj, Artan Haxhiu dhe A.N, të gjithë banues në qytetin e Fierit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, prej vitit 2017, ushtronin aktivitetin kriminal në fushën e falsifikimit të monedhave, falsifikimit të dokumentave
shkollorë, dokumentave të gjendjes civile, të pasaportave, dokumentave të emigrimit dhe të qëndrimit në vende të ndryshme të Bashkimit Europian, Kanada, Mbretëri e Bashkuar, Irlandë etj.
Këta shtetas u merrnin pororsi për pajisjen me dokumenta të falsifikuar, personave të ndryshëm me banim në Fier, Lushnje, Mallkastër, nga Qarku i Beratit, Korçës, Vlorës, kundrejt pagesave që varionin nga 600 Euro deri 12,000 Paund.
Shtetasi S.P. dhe Jetnor Hoxhaj pasi i merrnin këto porosi, nëpërmjet shtetasve Eris Kolici dhe A.H, i dërgonin me automjete të ndryshme të transportit të udhëtarëve si furgona, taksi, autobuza për në Tirane te shtetasi Artan Hasani, i cili merrej me prodhimin e tyre. Dy-tre ditë
pasi prodhoheshin këto dokumenta në Tiranë, shtetasi Artan Hasani i niste në të njejtën rrugë për në Fier, ku dilnin dhe i prisnin shtetasit Eris Kolici dhe A.H, të cilët sipas porosive të shtetasit S.P. dhe Jetnorit ua shpërndanin personave që kishin porositur.
Në përfundim të këtij operacioni, i cili u krye në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Korçë, Vlorë e Berat, si rezultat i masave të shpejta operacionale policore e proceduriale të kryer nga strukturat e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të
Policisë Fier, nën drejtimin DPPSH, duke bashkëpunuar me Prokurorine e rrethit u bë i mundur arrestimi i shtetasve dhe ekzekutimi i urdhërave të lëshuara nga Gjykata:
– Jetnor Hoxhaj, 42 vjeç, banues në lagjen “29 Nëntori”, Fier.
– Eris Koliçi, 28 vjeç, banues në lagjen “Sheq Madh”, Fier.
– Xhevahir Myrtaj, banues në lagjen “Liri”, Fier.
– Artan Haxhiu, banues në lagjen “Mborostar Ura” Fier.
– Kostaq Papa, 31 vjeç, banues në Lagjen nr. 1, Sarandë.
– Enton Lahollari, 37 vjeç, banues në Lagjen Nr. 5, Pogradec.
– Artan Hasani, 48 vjeç, banues në rrugën e Qelqit, Tiranë.
– Barjam Hoxha, 57 vjeç, banues në Kuçovë, i dënuar më parë për veprën penale të mashtrimit.
Në kuadër të këtij operacioni, po hetohen në gjendje të lirë me masën e sigurimit “Detyrim paraqitje” shtetasit:
– A.H, 62 vjeç, banues në Fier.
– A.N, banues në Fier.
– I.S, 48 vjeç, banues nëTiranë.
– D.S, 32 vjeç banues në Durrës.
– P.B, banues në Fier – I.G, banues në Fier Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:
Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:
– S.P, 41 vjeç, banues në Fier.
– V.Gj, 65 vjeç, banues në Korçë.

- Advertisement -

TE FUNDIT