12.5 C
Tirana

Elvin Beqiri: Problemi i Vllaznisë është se s’ka pasur kërkesë llogarie

VENDI

Elvin Beqiri, ish-kapiteni i Vllaznisë dhe ish-futbollist i Kombëtares së Shqipërisë ka qene mbreme në një lidhje direkte nga Shkodra me emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH.
Në fjalën e tij të parë, Beqiri për situatën e Vllaznisë tha: “Çdo skenar i rezultateve është i mundshëm. Shpresoj shumë që të kemi fat në ndeshjen e fundit.
Duhet të fitojmë ndaj Skënderbeut, por e përsëris, na duhet shumë fat!”, tha ish-kapiteni i Vllaznisë, Elvin Beqiri.
SITUATA– “Vllaznia ka vite që është në këtë situatë. Klubi duhet të merrte masa që të mos përsëritej sezoni i shkuar. Vjet shpëtoi Vllaznia dhe ra Tirana. Këtë vit sërish e njëjta situatë për Vllazninë.
Skuadra shkodrane është e keq menaxhuar. Duke qenë në menaxhimin e bashkisë, kërkesa e llogarisë nuk ka qenë në nivelin e duhur. Bashkia duhet t’ia kalonte privatit klubin e Vllaznisë.
Sipas fjalëve, privatizimi do të vijë shumë shpejt.
Pavarëisht buxhetit të madh që ka për klubin, bashkia e Shkodrës nuk di të menaxhojë një emër të madh si Vllaznia”.

- Advertisement -

TE FUNDIT