14.5 C
Tirana

Eksperti, thirrje qytetarëve: Mos flini më nëpër makina…

VENDI

Inxhinieri Agim Seranaj iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve të mos flenë më nëpër makina nga frika e tërmeteve. I ftuar në rubrikën Opinion në News24, inxhinieri deklaroi se pasgoditjet janë normale, pasi pllakat tektonike duhet të stabilizojnë veten. Sipas tij edh në Durrës, ku paniku është më i madh, qytetarët duhet të bëjnë të pamundurën për tiu rikthyer jetës normale

Këto lëkundje që po shënohen njihen si paslëkundje dhe shoqërojnë çdo tërmet. Nëse tërmetet janë me magnitudë të ulët shoqërohen me pak pasgoditje, kurse një tërmet me magnitudë kaq të madhe sa i ai i Durrësit, ai është e pritshme të shoqërohet me tërmete pas tij edhe me madhësi jo të vogla. Këto paslëkundje duhet ti quajmë normale.

Tërmeti zhvillohet kryesisht prej lëvizjeve të pllakave tektonike, që kërkojnë të çlirojnë energjinë e grumbulluar. Janë pllaka të mëdha që lëvizin dhe tani duan të zënë ripozicion. Ato tani pak nga pak po fillojnë të stabilizojnë veten ndaj dhe janë këto lëkundjet. Ska arsye që njerëzit të flenë në makinë.

Edhe në Durrës, nëse do ta mundin dot panikun, në shumë objekte që kam vizituar dhe që nuk ka shumë plasaritje të telefonojnë edhe komshinjtë dhe të fillojnë të bëjnë qytetin të jetueshëm aty ku mundet sepse ka shumë mundësi. Nëse ndodh një tërmet i madh ai shoqërohet me më shumë pastërmete dhe me shtrirje më të madhe në kohë sepse është nevoja për të çliruar energjinë. Shqipëria nuk do të ketë kurrë fatin e Japonisë, tha inxhinieri.

- Advertisement -

TE FUNDIT