17.5 C
Tirana

Edgar Çani befason Partizanin, stërvitet me ngarkesë të plotë

VENDI

Partizani iu është rikthyer sot përgatitjeve për ballafaqimin e radhës në kampionat, në kuadrin e javës së 24-t të Superiores, ndaj Luftëtarit. Eshtë zhvilluar seanca e parë stërvitore nën komandën e Klevis Dalipit si trajner i parë, pas shkarkimit të Starovës nga drejtuesit e klubit.
Në drejtimin e Dalipit dhe stafit teknik, grupi i lojtarëve të kuq ka zbritur në ambientet e “Qendrës Stërvitore të Ekipeve Kombëtare”
në Kamëz, në orën 13:00. Me grupin në stërvitje është bashkuar edhe sulmuesi Edgar Çani, i cili ka zhvilluar programin e plotë stërvitor. Nga ana tjetër, portieri Alban Hoxha,
edhe pse prezent në terrenin stërvitor, nuk është përgatitur me grupin, si pasojë e një dëmtimi të lehtë. Megjithatë, “gardiani” i kuq nuk rrezikon për sfidën ndaj gjirokastritëve. Përgatitjet do të vijojnë të mërkurën,
me seancën e radhës, në program orën 13:00, po në kompleksin e Kamzës. Kujtojmë se Partizani renditet në vendin e pestë aktualisht, me 32 pikë, aq sa ka edhe Kamza. Ndaj Luftëtarit, që drejtohet nga një “pinjoll i mkuq”,
Hasan Lika, 15 herë kampionët e vendit do të luajnë më 10 mars, në stadiumin “Selman Stermasi”.

 

 

- Advertisement -

TE FUNDIT