15.5 C
Tirana

E vërteta e mjekut Allkja që iu ofrua Lulzim Bashës për të politizuar Covid 19.

VENDI

Sot ka qarkulluar në media dhe rrjete sociale lajmi mbi shkarkimin e mjekut Ilir Allkja. Për ata që nuk e dinë Allkja një militant i Partisë Demokratike u bë i famshëm pas një videoje të shpërndarë nga kryetari Lulzim Basha që nga selia e PD.

Në të cilën ai ankohej për shërbimin pa veshje në po të njëjtën video Allkja deklaron se ka vendosur të vetëkarantinohet. Por ditën e djeshme ky person ka vendosur që të lërë vetëkarantinën dhe të shfaqet në vendin e punës.

Nga ana e QSUT pavarësisht shkeljes së një serie betimesh që normalisht ka bërë një punonjës i shëndetësisë nuk u mor asnjë masë ndaj tij.

Edhe pse pa kaluar disa minuta nga video e transmetuar prej Lulzimi Bashës me Allkjan si aktor kryesor ky i fundit u vetëpërgënjeshtrua nga disa statuse që po vetë kishte postuar ku shfaqej në fotografi me veshje mbrojtëse nga koka tek këmbët.

Por dje Allkja me sa duket ka kaluar në fazën tjetër të përdorimit. Përveç daljes në punë dhe provokimit të kolegëve që ishin në krye të detyrës nëse do të marrm të vërtetë deklaratat e tij se ishte vetëkarantinuar prej dy ditësh.

Sepse dihet tashmë që koha e inkubacionit të virusit është 2 javë dhe nëse Allkja shpalli që ishte vetëkarantinuar pasi si mjek që pretendon se është dyshonte se ishte prekur duhej të qëndronte në shtëpi për minimumi dy javë.

Tashmë Allkja është shndërruar në një shkelës përsëritës i betimeve i urdhërave të nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë duke vënë kështu në rr ezik edhe kolegët e tij. Megjithatë ende nuk dihet nëse ndaj mjekut Allkja është marrë ndonjë masë nga QSUT ndonëse faktet janë kokëforta.

- Advertisement -

TE FUNDIT