11.5 C
Tirana

E përplasi makina, humb jetën këmbësorja.

VENDI

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë mesditë në Durrës. Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur tek ish Këneta ku mjeti me drejtues një 24 vjeçar, ka përplasur këmbësoren ShV, e cila ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Informacion Paraprak. Më datë 20 11 2019, rreth orës 12 e 30, në vendin e quajtur ish këneta, mjeti tip Ford me drejtues shtetasin HK 24 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen ShV, e cila ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

- Advertisement -

TE FUNDIT