10.5 C
Tirana

E pabesueshme, Alketa Vejsiu pranon hapur manipulimin e fituesit të RTSH, ja si shprehet ajo.

VENDI

Prezantuesja Alketa Vejsiu që është gjithashtu një nga organizatoret e Festivalit të 58 të Këngës sapo ka pranuar hapur që ndarja e cmimeve ishte e manipuluar.

Në një status vetë Vejsiu ka publikuar peticionin e krijuar vetëm pak orë më parë ku kërkohet që çmimi i madh ti jepet Elvana Gjatës dhe që të jetë pikërisht ajo që të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

Vjedhja e vitit? Elvana Gjata u vlerësua me pikët maksimale nga anëtarët ndërkombëtarë të jurisë ndërsa dy zonjai nga Shqipëria e vlerësuan përkatësisht me 2 dhe 8 pikë përformancë ne saj.

A nuk është kjo pak e çuditshme që ti ndodhë të referuarës së fansave të Eurovizionit, shkruhet në statusin e publikuar nga Alketa Vejsiu ku kërkohet edhe dhënia e çmimit për Elvanën.

Në këtë mënyrë vetë Vejsiu që është edhe një nga organizatorët e këtij festivali ka pranuar hapur se ka patur manipulime në ndarjen e çmimeve.

Gjithashtu revista Anabel një të artikull shkruan se Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka janë përfshirë në një debat të ashpër për fitoren e Arilena Arës në festivalin e 58 të këngës në RTSH.

Revista shkruan se debati ka patur në fokus strategjinë për të çuar në Eurovizion një këngë që nuk ishte e preferuara e publikut dhe së fundmi u zbulua se nuk ishte as e jurisë.

Pasi siç edhe u pa juria e huaj kishte përzgjedhur këngën e Elvana Gjatës si këngën fituese por matematika e çuditshme e njërës prej anëtareve shqiptare të jurisë e cila votoi me pikët minimale Elvanën për ti siguruar kapërcimin e nevojshëm Arilenës.

- Advertisement -

TE FUNDIT