12.5 C
Tirana

Dy të infektuar në Shkodër/ Infermieri dhe efektivi i FNSH-së konfirmohen me koronavirus

VENDI

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot 2 raste të reja me koronavirus në Shkodër, i cili është qyteti i dytë që ka numrin më të lartë të të prekurve.

Mësohet se dy personat e identifikuar si të infektuar janë me profesion infermier dhe një efektiv i FNSH-së.

Kështu ka ardhur duke u rritur sërish edhe numri i personelit mjekësor që është infektuar, pas rastit të infermierit që punon në reanimacion.

Duke iu referuar shifrave zyrtare të Ministrisë, në Shkodër janë prekur 99 persona, nga të cilët 31 janë shëruar dhe një ka mbetur viktimë.

- Advertisement -

TE FUNDIT