17.5 C
Tirana

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu kalon në sitën e vettingut

VENDI

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu doli pasditen e kesaj të enjte para komisionit të vettingut.

Ardi Veliu ka deklaruar një apartament në Tiranë me vlerë 79 mijë euro i cili është në ndërtim, ndërsa deri më tani ka paguar 37 mijë euro. Aktualisht së bashku me bashkëshorten e tij Veliu ka deklaruar se jeton në një shtëpi me qira në Tiranë.

Sipas komisionit të Jashtëm të Vlerësimit të efektivëve të policisëne deklarimet e drejtorit të Policisë së Shtetit ka përputhje me të dhënat e marra nga institucionet.

Në vitin 2002 dhe 2003 dhe 2007 Ardi Veliu e ka ushtruar detyrën në Vlorë ku Ka pasur informacione se ka qenë i lidhur me falsifikimin e vizave por në denoncime nuk janë gjetur prova që të vërtetojnë përfshirjen e tij. Veliu u shpreh mbi këtë që prej 15 gusht 2006 nuk ka qenë pjesë e Policisë Vlorë.

Kreu i sindikatës së punonjësve të policisë, Sadetin Fishta tha se do ta ankimojë vendimin e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit nëse lë në detyrë Ardi Veliun. Fishta e akuzoi ate duke thene se ka bërë emërime të padrejta të personave që nuk kanë pasur gradën e duhur.

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit do të jap vendimin me datë 7 shkurt në orën 09:45 , ndëra Drejtori i policise së përgjithshme u shpreh se do të respektoi vendimin.

- Advertisement -

TE FUNDIT