17.5 C
Tirana

Drane Xhaj, aktorja e njohur shkodrane zhgënjehet nga spektatorët, ja arsyeja.

VENDI

Monodrama Vajza me kukull u ngjit këtë fundjavë në skenën e Pallatit të Kulturës së Lezhës. Shfaqja që interpretohet nga aktorja Drane Xhaj trajton temën e dhu nës në familje dhe korrupsionit.

Pavarësisht mesazhit të fortë pjesëmarrja ishte e ulët dhe zhgënjyese për stafin. Shkatërrimi i familjes dhe korrupsioni në sistemin e drejtësisë janë temat që trajton monodrama vajza me kukull.

E shkruar nga dramaturgu i njohur Fadil Kraja dhe interpertuar nga aktorja Drane Xhaj shfaqja u ngjitur këtë fundjavë në skenën e Pallatit të Kulturës së Lezhës. Këto fenomene thotë aktorja po shkatërrojnë shoqërinë.

Është revolta ime si femër si aktore që të bëhemi të gjithë bashkë kundër këtyre fenomeneve që po shkatërrojnë shoqërinë tonë. Bashkë mundemi të bëjmë diçka. Por përpos mesazhit të fortë në Pallatin e Kulturës shumë karrige ishin bosh.

E zhgënjyer nga pjesëmarrja e ulët aktorja apelon më tepër dashuri ndaj artit e kulturës. Më vjen keq sepse dikur Lezha ka qenë shumë art dashëse e kanë mbushur këtë sallë.

Nuk e ka përballu salla fkuksin e njerëzve dhe të arrijë deri këtu sa të largohet spektatori kaq shumë. Vërtet ishin temperaturat e ulëta por kemi pasur dimra edhe më të ftohtë. Kjo nuk u falet lezhjanëve.

Të njëjtën keqardhje shprehu edhe regjisori Agron Dizdari. Më vjen keq nuk e di arsyen. Por jam i bindur që kjo nuk duhet të jetë gjendja reale. Shpresoj që kur të vimë herën tjetër nëse e meritojmë spektatori të jetë në sallë.

- Advertisement -

TE FUNDIT