22.5 C
Tirana

Dosja hetimore: Si u akuzuan nga Arben Kraja dy të rinjtë shkodranë se donin të hynin në ambasada.

VENDI

Një ditë më parë Agron Tufa publikoi në rrjetin social një akt akuzë të të verës së vitit 1990 me firmën e hetuesit Arben Kraja i cili dy ditë më parë u zgjodh në krye të SPAK.

Dy të rinjtë nga Shkodra Arben Luçi dhe Beniamin Bizi u arrestuan në fushat mes Vorës dhe Tiranës duke ecur në këmbë nga një patrullë policie dhe akuzoheshin për kalim të paligjshëm të kufirit.

Akt akuza e publikuar nga Tufa mban firmën e Krajës dhe ndër të tjera të rinjtë akuzohen se kishin shkelur moralin komunist duke tentuar që të largoheshin nga vendi ndërkohë që ishin kontaminuar nga ide armiqësore.

Së fundmi vellai i Arben Luçit Roland Luçi ka zbuluar përmbajtjen e dosjes dhe akuzës ndaj dy të rinjve duke hedhur dritë mbi atë ngjarje të 29 viteve më parë. Përmes një postimi vëllai i Arben Luçit të arrestuar nga policia dhe të akuzuar nga Kraja shpjegon se si ndodhi gjithçka.

Sipas dosjes dy të rinjtë nisen më datë 26 korrik 1990 nga Shkodra me qëllim futjen në ndonjë prej ambasadave perëndimore pas dyndjeve të 2 korrikut. Luçi dhe Bizi nisen me trenin e orës 14 nga Shkodra për në Tiranë.

Por ndalen në Vorë pasi shohin se kishte shumë forca rendi që kontrolloni udhëtarët. Më pas dy të rinjtë nisen në këmbë për në Tiranë por kapen nga një patrullë policie dhe pas marrjes në pyetje nisen për në hetuesinë e Shkodrës.

Në lidhje me këtë Roland Luçi vëllai i Arben Luçit tregon përmes një postimi tjetër në Facebook se i riu ishte rrahur në hetuesi dhe e mbanin të lidhur në krevatin e spitalit me roje të armatosur në derë.

- Advertisement -

TE FUNDIT