22.5 C
Tirana

Dosja 339/ Mbyllen hetimet për Arben Ndokën dhe të tjerë, ja akuzat

VENDI

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur hetimet për një nga grupet e dosjes 339 që lidhet me abuzimin e pronave në Tale të Shëngjinit dhe te Rana e Hedhun

Pjesë e këtij grupi është ish deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe disa familjarë të tij që kanë punuar në administratën e Lezhës.

Veprat penale që iu komunikuan të akuzuarve janë “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal.

Të pandehurit akuzohen se kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234 548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare.

Disa prej të pandehurve të tjerë janë: Gjevi Ndoka, Erald Osmaci, Bledar Cara, Bled Ndoka, Lule Zeneli. /Opinion.al

- Advertisement -

TE FUNDIT