15.5 C
Tirana

Dom Simon Jubani: Në Shqipni ju mbyllët 300 Kisha, por shndërruat në Kisha shumë shtëpi shqiptarësh.

VENDI

Në varrimin e një djali të ri, pasi meshtari kreu ritin e salikimit, trupi i pajetë po vendosej në banesën e mbrame. Mes familjarëve ishte edhe baba i të ndjerit i cili, në momentin e fundit u afrua pranë trupit dhe nga rruzaret që i ishin mbledhë rreth duarve të tij, tërhoqi Kryqin. Jo u burra tha, Krygja e Krishtit nuk hin kurrë në dhe.

Sot, në përkujtimin e meshës së parë mbas ramjes së të pakuptimtit e të pashpirtit komunizëm atesit, duhet kujtar Dom Simon Jubani, ai i cili Krygjen e Krishtit diti me e nxjerrë nga pluhuni i patrajtë me të cilin komunizmi mendoi se e mbuloi duke e kthyer Shqipninë në të vetmin vend ateist të botës.

Ai i cili, pas torturave të kaluara veç pse ishte klerik katolik dhe nuk kishte pasur frikë të thoshte se kolektivizimi i bujqësisë ishte gabim apo Marrëdhëniet me Republikën Popullore të Kinës i kam konsiderar të padrejta e të pashpresa, nuk pati frikë që në qeli të thërriste mes të burgosurve, gardianëve dhe xhelatëve.

Poshtë Enver Hoxha, ndërsa në hetuesi, pa frikë pranoi Unë nuk e pranoj këtë pushtet. Unë e urrej Enver Hoxhen, ai e ka çuar këtë popull në këtë gjendje. Përkujtimi i Meshës së Parë dhe jeta e dom Simonit duhet të na tregojnë se kurrë, fjala e fundit nuk i takon së keqes, por është Drita ajo që zbon çdo errësirë dhe e Mira ajo që fiton çdo betejë.

- Advertisement -

TE FUNDIT