25.5 C
Tirana

Dom Gjergj Meta reagon ashpër ndaj autoriteteve pas arestimit të Xhulia Aliajn.

VENDI

Xhulia Aliaj u arrestua nga policia paraditen e sotme, me argumentin se ka shkaktuar panik me një postim në rrjetet sociale. Por në fakt, Xhulia ishte edhe vetë e frikësuar dhe ka postuar një lajm të një media italiane.

Dom Gjergj Meta, bën thirrje që ajo të lirohet menjëherë sepse arrestim i saj është një absurditet. Reagimi i Dom Gjergj Metës. Arrestimi i Xhulia Aliaj nga ana e policisë për një status në fb është një veprim i nxituar dhe i shproporcionuar.

Në një vend demokratik një gjë e tillë do të ishte absurde. U kërkoj autoriteteve dhe uroj që policia ta lërë të lirë menjëherë.

Kam qenë famullitar i saj në Durrës dhe shpreh gjithë konsideratën time për të e ia njoh cilësitë njerëzore dhe civile Xhulias e cila është një qytetare e mirë dhe e don vendin e saj

Tragjedia që shkaktoi tërmeti, po përdoret në mënyrë perverse, për të monitoruar dhe ter rorizuar qytetarët edhe për lajmet që shpërndajnë në rrjetet sociale.

- Advertisement -

TE FUNDIT