21.5 C
Tirana

Doli për të blerë një paketë, shqiptari bëhet i pasur pak para kthimit në atdhe, fiton 100 mijë euro në lotari

VENDI

Një shqiptar nga qyteti i Shkodrës është bërë 100 mijë e 20 euro falë një lotarie në Francë. Në një mesazh të dërguar në redaksin ë e Dosja.al, shqiptari, në mënyrë anonime, ka rrëfyer se vetëm me pesë euro është bërë i pasur.

Ai shkruan se kishte dalë të blinte një paketë cigare por është tërhequr nga bilatat dhe lotarisë dhe ka marrë njërën prej tyre. Fatmirësisht ka fituar dhe tashmë shuma e majme është në duart e tij.

Ndër rreshta ai shkruan se pret të kthehet në atdhe, dhe këtë herë do të vijë me duart ‘plot’.

“Kam fituar sot me 5€ 100.020€ ne Franc. Jam nje djal 27 vjeç nga Shkodra qe kam ardhur ne Franc para disa muajsh por për shkak te mbylljeve te kufive kam met i bllokuar ne Franc kam prer bileten e avjonit per neser Paris – Tiran dola per me ble një paket duhan bleva edhe nji gervisht 5€ e fitova 100.020 €.Thojn se leku shkon te leku por edhe fukarai ka rriskun e vet,”- shkruan qytetari tek JOQ.

- Advertisement -

TE FUNDIT