23.5 C
Tirana

Doli në konferencë, Vuçiç nuk ndalonte së kollituri. Ja si i përgjigjet gazetarëve për kollën (Video)

VENDI

Pak ditë më parë Serbia raportoi rastin e parë të të prekurit nga koronavirusi. Masat e marra me qëllim frenimin e përhapjes së infeksionit nxorën të enjten në një konferencë për shtyp Presidentin Aleksandër Vuçiç i cili në një moment u kollit por e shfrytëzoi për të sqaruar se nuk kishte asgjë.

Ai i ftoi gazetarët e pranishëm që nisën të shihnin njëri tjetrin për të kuptuar çfarë po ndodh me Presidentin të mos bëhen merak sepse shkaku i kollës nuk ishte koronavirusi por një ngacmim në fyt.

Teksa dëgjonte pyetjet e gazetarëve Vuçiç piu pak ujë dhe më pas nuk ndalej së kollituri. Pasi u qetësua Vuçiç u tha gazetarëve. Unë vetëm u kollita por mos u shqetësoni nuk është koronavirusi.

E di se shumë do të ishin të lumtur nëse do të ishte një koronavirus por nuk është. Nuk bie rrufeja në hithra tha ai. Serbia ka konfirmuar deri mëngjesin e 12 marsit se në vend janë 19 persona të prekur nga koronavirusi.

- Advertisement -

TE FUNDIT