13.5 C
Tirana

“Dokrra shurdhuese”, Rama flet për koncesionin e sterilizimit: Gënjejnë si derrat!

VENDI

Kryeministri Edi Rama reagoi për koncesionin e sterilizimit, për të cilin Nisma Thurje depozitoi një kallëzim penal në SPAK pak ditë më parë. Për Ramën, çdo akuzë e hedhur për këtë koncesion është ‘dokërr shurdhuese’ sepse ka një ndryshim të madh mes shërbimeve spitalore sot dhe dje.

Ju kanë rrokanisur kokën me dokrrat shurdhuese për PPP-të (Partneritetet Publike Privat) dhe e keni dëgjuar shpesh edhe koncesionin e sterilizimit si një gjynah të madh të kësaj qeverie të poshtër, por e vërteta është se deri dje (dhe DJE jo 30 a 50 vjet më parë, po dje fare pak vite më parë) mjerë kush shtrihej në një sallë operacioni, se i’a hapnin barkun me pinca të kohës së dashurisë shqiptaro kineze, mbuluar me çarçafë të “sterilizuar” për të larë gojën, në operacione që këtu në Shqipërinë tonë pasoheshin me një nga përqindjet më të larta të infeksioneve post-operatore në planet.

Kreu i qeverisë i quajti gënjeshtra sulmet e hedhura për koncesionin e sterilizimit. Ai ju bëri thirrje qytetarëve në Fb që ta bëjnë vetë diferencën.

Ju kanë kërdisur papushim me tam-tamin se PPP-të janë paratë tuaja që i dhurohen privatit, por jo gënjejnë si derrat e kënaqun të Migjenit! Në PPP janë paratë e privatit që investohen për shërbime shumë më mira për ju, ndërsa shteti i’a shlyen privatit me këste në vite ato para dhe kur janë shlyer të gjitha, invesimet kthehen në pronë e shtetit.

Kallëzimi i Nismës Thurje për sterilizimin ishte kallëzimi i parë në SPAK. Kryesisht në kallëzim ngrihen pikëpyetje e dyshime, së pari për nevojën e marrjes së këtij shërbimi nga privati, së dyti, për procedurat e dhënies së shërbimit me koncesion e së treti, hartuesit e kallëzimit ngrenë dyshime nëse kontrata i shkakton dëme financiare shtetit.

- Advertisement -

TE FUNDIT