23.5 C
Tirana

Djali që humbi babanë në tërmetin e 2002: Ku ishit atëherë apo ndoshta…

VENDI

Tërmeti që në vitin 2002 goditi qytetin e Gjilanit, la një person të vdekur, derisa pati edhe shumë pasoja materiale.

Djali i burrit që vdiq vite më parë në Gjilan, ka bërë një postim prekës, duke kujtuar kohën e atëhershme. Gyner Muja përmes një shkrimi, ka thënë se ka kaluar nëpër sfidat që momentalisht kanë banorët e Shqipërisë.

Ai shton se është i kënaqur që sheh njerëzit duke ndihmuar popullin pas tërmetit shkatërrues në Durrës.

Megjithatë Muja ka kujtuar edhe se në vitin kur kishte ndodhur tragjedia në Gjilan, biznesmenë, politikanë, e këngëtarë nuk i dolën në ndihmë të prekurve, e as familjes së tij.

Ai tutje, ka thënë se kishte mbetur pa u shkolluar, derisa, ishte detyruar që të punonte qysh në moshë të re për të siguruar jetesën.

Gyner Muja ka shkruar se në vitin 2002 ishte organizuar edhe një koncert bamirësie për familjen, por, thotë se të hollat e mbledhura nuk ju ishin dorëzuar asnjëherë.

- Advertisement -

TE FUNDIT