25.5 C
Tirana

Disiplina pezullon Ramadan Ndreun dhe dy lojtarë të Lushnjës

VENDI

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së zhvilloi sot mbledhjen e radhës dhe mori vendimet përkatëse, si më poshtë:
1. Zyrtari i KF “Kamza”, Ramadan Ndreu, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
2. KF “Lushnja” paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.
3. Lojtari i KF “Lushnja”, Endrien Magani, për sjellje josportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
4. Lojtari i KF “Kukësi”, Gentian Cela, për sjellje josportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
5. KF “Erzeni” paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.
6. Zyrtari i KF “Shenkolli”, Albert Rusi, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
7. Zyrtari i KF “Shkumbini”, Gani Spahiu, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
8. KF “Shkumbini”, për sjellje te gabuar të tifozërisë, duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme te lojës, në bazë të Nenit 65/3/b, dënohet me zhvillimin e 4 ndeshjeve pa tifozë ne
stadiumin përkatës.
9. Lojtari i KF “Vora”, Agustin Mashi, për sjellje josportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
10. Lojtari i KF “Klosi”, Glen Maci, për sjellje josportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
11. Lojtari i KF “Sopoti”, Arnold Rreshka, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a të KDS, dënohet me 5 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
12. Lojtari i KF “Gramozi”, Emin Potka, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 4 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
13. Lojtari i KF “Përmeti”, Daut Shehu , për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 4 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
14. Zyrtari i KF “Përmeti”, Kleo Sevo, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS,
dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
15. Lojtari i KF “Partizani” U-19, Senad Hysenaj , për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 4 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
16. Lojtari i “Term F.C” U-19, Klejdi Koci, për goditje me shkelm ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
17. Lojtari i KF “Kastrioti” U-17, Klejdi Koci, për goditje me shkelm ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 5 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
18. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Turbina”, Ekemini Effiong Eyoh, dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari vendoset në provë për një periudhë 6-mujore.
19. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Tomorri” , Aristotel Koleci, si të pabazuar ne Kodin e Disiplinës Sportive.

- Advertisement -

TE FUNDIT