24.5 C
Tirana

Dikur pjesë e menaxhimit të Genc Prelvukajt, xhelozia e Eni Koçit shkak i largimit të këngëtares?

VENDI

E ftuar në emisionin Ftesë në 5 këngëtarja me origjinë nga Kosova Tringa Key ka folur edhe për faktin e largimit nga dy labele të rëndësishme ai i Gent Prelvukajt dhe i Bleros.

Tringa rrëfeu se nuk kishte një sherr në mes por ishte thjesht çeshtja se nuk po kishte fat duke bashkëpunuar me këto dy këngëtarë kështu që zgjodhi të ishte e vetme në tregun muzikor duke marrë më shumë fryte.

E pyetur nëse ka ndikuar Eni Koçi dhe xhelozitë për ta larguar nga labeli i Genc Prelvukajt këngëtarja e ka mohuar këtë fakt pduke treguar se Genc Prelvukaj është shumë i rregullt dhe i kushton rëndësi të gjithë këngëtarëve njësoj.

Me Gencin kam qenë vetëm unë femër. Të gjithë kanë qenë djem. Kështu që nuk kishte ndonjë xhelozi.l kemi pas marrëdhëniet krejt mirë mes veti. Ska ndodh ai sen. Genci ka punuar pak me planprogram.

Genci në atë kohë shkoi në Amerikë dhe bëri bashkëpunimin me Genta Ismailin. Unë si këngëtare e re kisha nevojë për më pak vëmendjes se jam Luan kshu që ne Luanët duam që ti kenë sytë nga ne 100 perqind është shprehur këngëtarja Tringa Key.

- Advertisement -

TE FUNDIT