Detaje të reja janë mësuar nga vdekjà e punëtorit në Korçë. Sipas informacioneve mësohet se 36 vjeçarit i ka rënë në kokë një strukturë metalike e cila peshonte 5 tonë.
Ndërkohë mësohet se punëotri Elvis Josifi ishte i siguruar tek kompania që po kryente punimet pasi kishte një kontratë të rregullt pune.
Policia dhe Prokuroria e Korçës prej ditës së djeshme kanë nisur hetimet dhe kanë marrë në pyetje punëtorët e tjerë që ishin në vendin e ngjajres të cilët kanë dhënë deklarimet e tyre.
Sipas personave të pyetur mësohet se 36 vjeçarit i ka rënë në kokë betoneria e cila peshonte 5 ton duke e çarë dhe i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.
Ndërkohë punëtori shtetasi me inicialet PF 59 vjeç që mbeti i plagosur po vijon trajtimin në spitalin e Korçës ndërsa raportohet se ai ka tre brinje të thyera por gjendja e tij paraqitet e stabilizuar.