17.5 C
Tirana

DETAJE/ 40- vjeçarja shqiptare është qëlluar me armë zjarri nga dy persona (foto)

VENDI

Një 40 vjeçare shqiptare është qëlluar me armë në Greqi. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen Aghia Paraskevi në Chaidari, ku dy burra të armatosur hapën zjarr kundrejt shtetases shqiptare.
Mediat greke raportojnë se 40 vjeçarja emri i të cilës nuk bëhet i ditur ka dalë e gjakosur në rrugë për të kërkuar ndihmë, por që aty ka rënë pa ndjenja.
Kjo ngjarje tragjike ndodhi në rrugën St. Paraskevi në praninë e disa qytetarëve që qarkullonin në atë kohë në zonë.
Gruaja, e cila u qëllua në kokë, u dërgua në një gjendje të rëndë në spitalin Tzaneio në Piraeus, por që ende nuk dihet gjendja e saj.
Policia po kërkon autorët e krimit dhe po heton nëse këta autorë kanë pasur njohje të mëhershme me shqiptaren.

- Advertisement -

TE FUNDIT