20.5 C
Tirana

Shkodër, katolikët muslimanët dhe orthodoksët bëjnë veprimin e mrekullueshëm.

VENDI

Në qytetin e Shkodrës ka mbërritur një delegacion i Departamenti të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i cili zhvilloi vizita në komunitet fetare të qytetit. Vizita e parë u zhvillua në katedralen Shën Shtjefni, ku delegatët u pritën nga arqipeshkëvi Angelo Massafra i cili kujtoi disa nga ngjarjet më të rëndësishme të ndodhura në mjediset e kësaj kishe ndër vite.

Gjatë vizitës në kishën ortodokse Lindja e Krishtit delegacioni i departamentit të Shteteve të Bashkuara u prit nga famullitari At Nikolla Petani i cili për të treguar edhe një herë bashkëjetesën fetare në Shkodër rrëfeu ngjarjet e ndodhura në vitin 1998 kur kishës ortodokse iu vendos tritoli nga keqbërës por kjo nuk solli përçarje por përkundrazi përforcoi lidhjen mes komuniteteve fetare.

Xhamia e madhe Ebu Beker ishte ndalesa e radhës ku delegacioni u prit nga myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari. Myftiu tha se delegatët kanë mundësi të njihen nga afër me bashkëjetesën fetare në qytetin e Shkodrës. Duke shoqëruar grupin e delegatëve ishte edhe imami Fejzi Zaganjori i cili tregon se Shkodra është qyteti që vazhdon të mbetet simbol i bashkëjetesës fetare në Shqipëri dhe më gjërë. Te gjithe u kapen per dore dhe u luten se bashku pavarsisht feve te ndryshme.

- Advertisement -

TE FUNDIT