14.5 C
Tirana

Deklaroi se jeton në shtëpi me qira, Ardi Veliu konfirmohet në detyrë

VENDI

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit konfirmon në detyrë Ardi Veliun.

Drejtori i Policisë së Shtetit doli pasditën e të enjtes para Komisionit të Vettingut dhe rezultoi i pastër në të tre komponentët.

Komisioni arriti në përfundimin se Ardi Veliu ka deklaruar saktë burimin e të ardhurave. Ai deklaroi një apartament në Tiranë me vlerë 79 mijë euro i cili është në ndërtim. Aktualisht, së bashku me bashkëshorten e tij Veliu ka deklaruar se jeton në një shtëpi me qira në Tiranë.

Kreu i sindikatës së punonjësve të policisë, Sadetin Fishta deklaroi të enjten se do të ankimojë vendimin e KLV-së nëse vendoset që Veliu të ushtrojë detyrën. Sipas Fishtës, drejtori ka shkelur ligjin duke bërë emërime të padrejta të personave që nuk kanë pasur gradën e duhur.

Në seancën dëgjimore u diskutua edhe një problem për raportime që e dyshonin atë si të implikuar në lëvizjen e klandestinëve. Bëhet fjalë për vitet 2002-2003 dhe 2007, kur dyshohej për lëvizjen e klandestinëve, favorizim për falsifikim vizash. Por, këtoi informacione nuk kanë pasur vijueshmëri dhe nuk është hapur proces penal. Po ashtu, Veliu nuk është marrë i pandehur apo të ketë qenë në hetim.

- Advertisement -

TE FUNDIT