16.5 C
Tirana

Debati për prokurorin, Alfred Peza fyen gazetaren Klodiana Lala.

VENDI

Gazetarja Klodiana Lala, është përplasur ashpër me ish deputetin e PS Alfred Peza në studion e Real Story ku po diskutohej atentati ndaj Prokurorit Arjan Ndoji. Peza e ka quajtur gazetaren të paedukatë, ndërkohë që kjo e fundit i kërkoi të mos bënte propagandë poltike me ngjarje të tilla. Debati i plotë.

Klodiana Lala, Unë nuk mund të akuzoj kot. Është njësoj sikur unë të ngrihem tani dhe të them zoti Peza ju jeni kriminel. Nuk mund ta bëj pa fakte. Po si ka mundësi që kryeministri i shqiptarëve nuk shkoi në Prokurori, Peza.

Alfred Peza, Klodi të lutem. Prokurori është shëmbëlltyrë e bashkëpunimit të drejtësisë me krimin e organizuar, po ta citoj. Klodiana Lala, Unë e kuptoj se ju e mbroni për shkak të bindjeve tuaja politike. Unë e kuptoj pozicionin tuaj, por nuk është e ndershme që tu thuhet kështu shqiptarëve. Unë skam asnjë lloj pozicioni, unë jam gazetare zotëri.

Alfred Peza, Po të lutem tani se është kulmi i mungesës së edukatës pra, çështë kjo tani. Klodiana Lala, Këtë tërhiqe, duhet të kërkosh tani falje. Këtë mungesën e edukatës tërhiqe tani. Të lutem tërhiqe tani. Fred kërko falje. Alfred Peza, Po ke ardhur për spektakël e për të plotësuar komplekset e tua, vijo. Kërko falje për të gjitha sjelljet e juaja ndaj meje që të kërkoj unë falje.

- Advertisement -

TE FUNDIT