9.5 C
Tirana

Dashamir Shehi: Ja kush është kushti i opozitës për të hyrë në zgjedhje.

VENDI

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi ka ripërsëritur sot kërkesën e opozitës, për zgjedhje të parakohshme parlamentare. I ftuar në studion e News 24, Shehi tha se duhet që Shqipëria të hyjë një orë e më parë në zgjedhje. Po ashtu, Shehi tha se opozita do të dorëzojë një platformë të përbashkët në lidhje me Reformën Zgjedhore.

Por i pyetur nëse opozita është gati të hyjë në zgjedhje, Shehi theksoi se nëse zgjedhjet bëhen mbi bazën e kësaj platforme që do propozojë opozita, janë gati të hyjnë në zgjedhje. Ne do të dorëzojmë një platformë të përbashkët dhe mbi bazën e kësaj platforme jemi gati të hyjmë që nesër në zgjedhje. Ne e pranojmë vetëm që të hyjmë në zgjedhje një ditë e më parë.

Nëse Reforma Zgjedhore është për zgjedhjet e 2021 unë do sugjeroja mos të ketë ngutje, tha Dashamir Shehi. Sa i takon ndryshimit të sistemit, Shehi tha se ne kërkojmë përmbysje aq sa të jetë e nevojshme për të hyrë në zgjedhje. Më pas me një parlament të ri mund të rishikojmë Kushtetutën, mund të bëjmë edhe një ligj të ri zgjedhor.

- Advertisement -

TE FUNDIT