10.5 C
Tirana

Dalin pamjet, ja si u dhunua gazetari Ismet Drishti

VENDI

Ditën e djeshme u bë publik lajmi se gazetari dhe pronari i Zjarr Tv Ismet Drishti ishte dhunuar nga disa persona të paidentifikuar dhe me maska. Por sot janë bërë publike edhe pamjet e kësaj ngjarjeje ku duket se si Drishtit i bëhet pritë, dhe më pas dhunohet në rrugë nga këta persona.
Si pasojë gazetari ka marrë disa goditje në kokë, por mesditën e sotme ishte i pranishëm në protestën e organizuar nga shoqëria civile përpara kryeministrisë.
Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë ambientet e “Zjarr TV” u sulmuan dhe u plaçkitën gjatë natës, televizion ky në administrim të Drishtit.

- Advertisement -

TE FUNDIT