12.5 C
Tirana

Çmimi i Big Brother ka shkuar në 52 mijë euro, shihni pak reagimin e banorëve (video) Vetëm Luizi qesh dhe bën komentin epik

VENDI

Çmimi i Big Brother nuk është më 100 mijë euro. Nga dita në ditë çmimi i madh është ulur pasi banorët kanë thyer rregullat.

 

Sot ata janë komunikuar me provën e rradhës, e cila konsiston në mos reagimin e tyre sa herë diçka e çuditshme të ndodhë në shtëpi.

 

Nëse e fitojnë provën çmimit i shtohen 10 mijë euro. Ndërkohë në ekran banorëve iu shfaq sesa ka shkuar aktualisht çmimi i madh, i cili gati është përgjysmuar.

Çmimi i Big Brother ka shkuar në 52 mijë euro, shifër që i ka shokuar banorët. Më pas ata e kanë marrë situatën me humor, ku Luizi ndër të tjera i ka bërë të qeshin duke thënë se do ofendojë ndonjë që çmimi të shkojë fiks 50 mijë euro.

 

Prova e rradhës për banorët konsiston në mos reagimin e tyre sa herë diçka e çuditshme të ndodhë në shtëpi. Nuk ka kaluar shumë dhe në shtëpi kanë futur një qen.

 

Luizit është lënë për detyrë ta largojë qenin nga shtëpia, por ky i fundit nuk është bindur. Madje në një moment qeni e ka sulmuar Luizin duke lehur.

 

SHIKO VIDEON

- Advertisement -

TE FUNDIT