15.5 C
Tirana

“Çme ndet” vajza në qytet, lag me ujë çdo person që i del përpara në rrugë

VENDI

Një video e pazakontë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania.
Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, e cila është filmuar sot paadite në sheshin Gensher të Elbasanit, një vajzë lag çdo person që me të cilin ndeshet në rrugë teksa ecën.

Sipas qytetares që e dërgoi videon, vajza në fjalë kishte një qese plot me bidona uji dhe pasi i lagte personat, nuk e prishte aspak terezinë dhe nuk priste për reagime.

Më pas ajo shihet duke hedhur bidonin e ujit në mes të rrugës.
Nuk dihet arsyeja e këtij veprimi të çuditshëm të së resë, e cila ka habitur jo pak kalimtarët në Elbasan.

Mesazhi i plotë:
Pershendetje JOQ! Sot paradite ne sheshin Gensher Elbasan. Kjo vajze ka lag cdo person , cdo makine , cdo gje dhe nk priste fare per reagime. Ps.kishte nje qese plot me bidona uji

https://vidnews.net/video/1579984834187

- Advertisement -

TE FUNDIT