20.5 C
Tirana

Çfarë denoncoi profesori i Inxhinierisë së Ndërtimit që u shkarkua nga puna?

VENDI

Profesori i Inxhinierisë së Ndërtimit Agim Seranaj është shkarkuar nga detyra e tij ditën e sotme mirëpo edhe dokumenti i largimit nga puna është bërë publik.

Çfarë denoncoi profesor Seranaj? Në një emisionin pak ditë pas termetit ai do të shprehej se ka inspektuar zonat e dëmtuara në Spitallë të Durrësit ku fatkeqësisht ka patur dëmtime edhe në pallatet me shumë kate.

Që në krye të herës, Seranaj tha se duhet bërë kategorizim i saktë për banesat, sipas dëmeve që ato kanë. Por ajo çka do ti kushtonte më shumë profesor Seranajt duket se ka qënë ballafaqimi në Opinionme zv ministrin Artan Shkreli, ku u shpreh se institucionet nuk kanë nxjerr një formular të unifikuar për vlerësimin e dëmeve.

Objektet që po ndërhyjnë për ti bërë më shpejtësi, nuk duhen bërë në mënyrë partizance. Institucionet më parë duhet të kishin nxjerrë një formular të unifikuar. Këtu kemi 5 formularë të ndryshëm që janë bërë nga grupet e punës me të dhëna kontradiktore.

Pra çfarë ka shkruar një grup inspektues nuk e ka shkruar një tjeter në akt konstatim. Pra, ka konkluzione kontradiktore për objektet e dëmtuara nga termeti, u shpreh Seranaj.

- Advertisement -

TE FUNDIT