24.5 C
Tirana

Bylis “braktis” ndeshjen, por Presidenti bën prapakthehu

VENDI

Momente tensioni në stadiumin Skënderbeu. Pas golit të shënuar nga korçarët me penallti, presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj i ka kërkuar skuadrës të qëndrojë pasive në fushë.

Pretendimet kanë qënë të mëdha për atë 11-metërsh të akorduar në favor të Skënderbeut, që sipas Kapllanajt ishte i paqenë. Kjo ka sjellë një situatë aspak të qetë në fushën e lojës ku për disa minuta loja është ndërprerë.

Ka qenë ndërhyrja e ish kryebashkiakut të Mallakastrës, që ka qetësuar vëllain e tij për vendimin e marrë dhe më pas gjithçka ka rifilluar normalisht. Presidenti Takaj, i ndodhur mes dy vëllezërve kapllanaj, është larguar qetësisht nga tribuna për të ndjekur ndeshjen nga dhoma VIP në tribunën qëndrore të stadiumit Skënderbeu.

- Advertisement -

TE FUNDIT