23.5 C
Tirana

Bujar Qamili del në rrugë dhe këndon për Vllazninë, bashkohen dhe qytetarët

VENDI

Shkodra është një nga qytetet që koronavirusi po përhapet më me shpejtësi dhe të gjithë qytetarët janë të detyruar të mbyllen nëpër shtëpia për të eliminuar një tragjedi të mundshme.

Autoritetet e kanë mjaft të vështirë më qytetarët shkodranë t’i bindin të rrinë nëpër shtëpia dhe shpesh herë kemi parë tregje të tejmbushura me njerëz e të moshuar që nuk e kuptonin seriozitetin e këtij virusi.

Për t’i bindur të qëndrojnë në ambientet e tyre private dhe për t’ia bërë më të lehtë izolimin shkodranëve ka menduar këngëtari i mirënjohur Bujar Qamili. Ky i fundit ka marrë një iniciativë personale për të kënduar nëpër rrugët e Shkodrës në mënyrë që bashkëqytetarët e tij ta kenë më të lehtë qëndrimin në shtëpi.

Në një video të publikuar nga lojtari i Vllaznisë, Erdenis Gurishta, Qamili shfaqet duke kënduar këngën e famshme të skuadrës së Vllaznisë. Të gjithë njerëzit kanë dalë në dritare dhe kërcejnë e argëtohen nën shoqërinë e këngevë të Bujarit, mes tyre edhe Gurishta.

- Advertisement -

TE FUNDIT