15.5 C
Tirana

Bora kyç Vllazninë “në kazermë”, harron fushën e stërvitjes

VENDI

Problemet te Vllaznia vazhdojnë. Përveç humbjes në ndeshjen e djeshme ndaj Laçit dhe pezullimit me kartonë të Malotës për përballjen e radhës me Flamurtarin në kampionat, ka edhe një shqetësim tjetër.
Fjala është për mungesën e një ambjenti të përshtatshëm për stërvitje. Ekipi kuqeblu, që prej të shtunës së kaluar, nuk e ka prekur fushën e stërvitjes.
Të besuarit e trajnerit Gjoka janë stërvitur në palestër, ose në kalçeto, dhe kjo ka krijuar njëfarë tensioni te futbollistët, që nuk janë mësuar me një situatë të tillë.
Edhe ditën e sotme kuqeblutë janë stërvitur në palestër, sepse fusha “Reshit Rusi” vazhdon të jetë e papërshtatshme për shkak të borës që e ka pushtuar atë.
Trajneri Gjoka nuk ndihet mirë me një situatë të tillë, sepse i duhet ta përgatisë skuadrën për sfidën e ardhshme me Flamurtarin, e cila duhet fituar patjetër, por në fakt, pragndeshja nuk është ashtu si duhet në të gjitha aspektet.

- Advertisement -

TE FUNDIT