21.5 C
Tirana

Boksi shkodran i harruar nga bashkia, tekniku Zef Gjoni kërcënon me dorëheqje

VENDI

Njeriu qe ka fituar 22 tituj kampione ne drejtimin e boksit shkodran, kete vit duhet te jete i kenaqur me vendin e dyte…

Tekniku kuqeblu Zef Gjoni ben te ditur pergatitjet e ekipit shkodran, nderkohe qe nisur edhe nga perforcimi i ekipeve rivale me boksier cilesor nga jashte vendit, kete radhe Vllaznia mund te jete e kenaqur edhe me vendin e dyte.

Kjo edhe si pasoje e lënies në harresë e këtij ekipi nga ana e klubit shumesportesh Vllaznia si dhe e Bashkisë Shkodër.

Trajneri Gjoni shprehet se nëse kjo situate do të vazhdojë, pas kampionatit do te rishikojë pozicionin e tij dhe të ekipit te boksit duke nënkuptuar dorëheqjen, e pse jo më keq sesa kaq ekipi mund të perfaqësoje nje klub tjeter jo Vllaznine.

Kampionati kombetar i boksit do të zhvillohet në ditet e para të nëntorit dhe si rrallëhere Vllaznia që ka nxjerer sa e sa boksiere të talentuar këte here mesa duket nuk do ta nisë si pretendente.

- Advertisement -

TE FUNDIT