27.5 C
Tirana

Bllokohet qarkullimi në të dy krahët e Unazës

VENDI

Seanca për masën e sigurisë për 23 të arrestuarit e Rrugës së Kombit ka krijuar një situatë të pazakontë në kryeqytet.
Forca të shumta policore bllokuar njërin krah të lëvizjes së automjeteve në Unazë për të pasur nën kontroll situatën pranë gjykatës.
Por më vonë, një grup protestuesish është mbledhur në anën tjetër të Lanës, duke bllokuar lëvizjen e automjeteve edhe në këtë drejtim.
Disa prej protestuesve qëndrojnë të ulur në rrugë, në pritje të vendimit për të arrestuarit. Ndërkohë me megafonë kërkohet lirimi i të arrestuarve.
“Lironi djemtë tanë! Rama ik! Arrestoni qeveritarët.”

- Advertisement -

TE FUNDIT