16.5 C
Tirana

“Bild”/ Ish-deputetët e PD urojnë Edi Ramën: Suksese në jetë

VENDI

Ish-deputetët e Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe Luçiano Boçi thonë se përgjimet që do të publikohen nga ‘Bild’ do të rrëzojnë qeverinë. Boçi shkon më tej, teksa i uroj “suksese në jetë”, kreut të qeverisë, pa dhënë më shumë detaje.

 

“Peter Tiede do publikoje neser ne te famshmen ‘Bild’ 16 pergjime te tjera bombe qe shpartallojne Edvin Kristaq Mafine dhe qeverine e tij mafioze!”, shkruan Sali Berisha.

 

“Kur Rama deklaroi pas zhdekretimit të datës së zgjedhjeve se ishte tre hapa para, unë nuk e besova. Por paska pasur të drejtë. Nësër ‘Bild’ i zbulon hapin e parë. Dy të tjerët më vonë. Suksese në jetë Rame”, shkruan Luçiano Boçi.

 

Gazetari Peter Tiede deklaroi se do të publikojë 16 përgjime që tregojnë se si eksponentë të lartë të PS kanë bashkëpunuar me grupe kriminale për shit-blerjen e votave në zgjedhjet e përgjithshme të 2017-ës.

- Advertisement -

TE FUNDIT