24.5 C
Tirana

Besim Sahatçiu dhe dy mbesat, Rita Ora dhe Elena Ora

VENDI

Se kultura dhe arti e vazhdojnë rrugëtimin e tyre në një trung familjar, e tregon edhe rasti i familjes së Rita Orës.
Pasi dje e prezantuam Seit Lipën, gjyshin e Dua Lipës,
sot po e sjellim një fotografi të Rita Orës, motrës së saj Elenës dhe gjyshit Besim Sahatçiu.
Fotoja është realizuar diku gjatë viteve të 90-ta.

Sahatçiu, i cili ndërroi jetë në vitin 2005, ishte një regjisor e skenarist i njohur i filmave “Përroi vërshues”,
“Nabujala reka”, “Trimi”, “Pasqyra”, “Lulepjeshkat e dashurisë” dhe projekteve tjera filmike ndër vite.
Filmi i tij “117” morri çmimin kryesor në Festivalin e Dokumentarit në Beograd në vitin 1978.
Rita Ora kësisoj ka ndjekur rrugën artistike të gjyshit të saj
dhe në disa intervista edhe e ka përmendur atë si një person prej të cilit ajo ka marrë forcë dhe është inspiruar.

/ KultPlus.com

- Advertisement -

TE FUNDIT