18.5 C
Tirana

Besa Shahini: E vështirë të jetoj larg tij

VENDI

Ministrja e arsimit Besa Shahini dhe Dardan Molliqaj kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë, gjashtë muaj më parë. Çifti organizoi një festë vetëm me rrethin e ngushtë të tyre në një nga restorantet e Tiranës. Ditën e sotme, ministrja e arsimit Besa Shahini ishte e ftuar në emisionin Në shtëpinë tonë, ku foli për jetën e saj private.

Shahini tha se është e vështirë mënyra se si ata kanë zgjedhur të jetojnë, duke qenë se Dardani është në Prishtinë, ndërsa ajo në Tiranë, por asnjëherë nuk ia kanë imponuar njëri tjetrit që ai të vijë këtej apo ajo të shkojë të jetojë në Prishtinë.

Është e vështirë të jetoj larg tij, por ne respektojmë punën e njëri tjetrit dhe e dimë që është e përkohshme, kështu që duhet edhe pak ta kalojmë këtë pjesë të jetës ndarjes, por fundjavat në mënyrë rigoroze i kalojmë bashkë, tha Besa Shahini. Ministrja Shahini ka thënë se derisa të mbarojë mandati kështu do të vazhdojnë të jetojnë dhe nuk është vendosur se ku do të jetojnë në Tiranë apo Prishtinë.

- Advertisement -

TE FUNDIT