17.5 C
Tirana

Besa Kokëdhima pas tërmeteve heq dorë nga…

VENDI

Pas tërmeteve të njëpasnjëshme që kanë goditur Shqipërinë, vendi po vazhdon të kaloj një periudhë mjaft të vështirë. Shumë artistë e shumë fytyra publike u kanë ndihmuar në mënyra të ndryshme viktimave të tërmetit.

Besa Kokëdhima, këngëtarja e njohur shqiptare, së fundi ka treguar të jetë tërhequr nga pjesëmarrja në Festivalin e Këngës Magjike. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një njoftimi në llogarinë e saj. Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të këngëtares.

Te dashur miq, me keqardhje ju njoftoj se ne kete kohe tragjedie, pikellimi dhe paniku, e kam te pamundur te performoj dt 5 deri me 7 Dhjetor ne Kenga Magjike 2019. Zemra ime eshte e ngarkuar me deshperim dhe vuajtje per ata qe nuk jane me, dhe nuk jam ne gjendje te kendoj kur me bashkekombesit e mi ka ndodhur kaq shume ndaj me duhet te terhiqem zyrtarisht nga Kenga Magjike 2019.

Jam e bindur qe Kenga Magjike do beje nje pune te lavderueshme per te kontribuar ne menyren e saj per te ndihmuar te prekurit, une do jap ne heshtje ndihmen dhe kontributin tim per te lehtesuar sado pak dhimbjen e tyre, dhe respektuar humbjet e pashlyeshme te tyre.

Kerkoj ndjese fansave te mi te cilet prisnin performimin tim dhe falenderoj organizatoret dhe arditgjebrea per githcka kane bere per mua dhe koleget e mi.

- Advertisement -

TE FUNDIT