13.5 C
Tirana

Berisha: Në Shqipëri 62 të vdekur me COVID, 6 humbje tre ditët e fundit

VENDI

Përmes një publikimi në rrjetet sociale, ish-Kryeministri Berisha bën me dije se numri i viktimave të shkaktuara nga prekja e COVID-19 në Shqipëri, është më i lartë nga sa është raportuar. Sipas Berishës vetëm në tre ditët e fundit kanë humbur jetën 6 persona, jo vetëm në spital, por edhe në shtëpi. Sipas Berishës në vend janë 62 persona që kanë humbur jetën, ndërsa thotë se qeveria qëllimisht po i fsheh shifrat, pasi “I duhet me çdo kusht suksesi qofte dhe mbi kufoma”. Kujtojmë se zyrtarisht në vend numërohen 26 persona që e kanë humbur betejën me COVID-19.

Postimi i plotë i Berishës

Gjashte te semure vdesin tre ditet e fundit me covid19!

Arrin ne mbi 62 numri i vdekjeve ne spital dhe ne shtepi nga covid 19!

Miq, gjashte te semure me covid19 vdesin 3 ditet e fundit, nga te cilet 5 ne spital, te gjithe te pa regjistruar si te vdekur ne covid.
Kjo sepse dekreti i Sulltan Salep Surrrelit ndalon vdekjet nga covid 19. I duhet me çdo kusht suksesi qofte dhe mbi kufoma dhe mashtrime qe i mbulon varri.

Keshtu me vdekjet spitalore dhe jo spitalore por ne shtepi, me rastin e raportuar dje nga media, i cili vdiq ne mengjes ne Spital por qe Ndrikull Hajnia me urdher te kryepeidemiologut xhahil te Surrelit u mbajti fshehur, siç ka mbajtur nje seri rastesh te tjera ne Shqiperi, arrin ne se paku 62 numri i te vdekurve me covid 19!

Ju uroj sherim te semureve por denoncoj gjithashtu shifrat e larta te vdekshmerise, deshmi e nje deshtimi te plote ne qendrimin ndaj epidemise! Sb

- Advertisement -

TE FUNDIT