17.5 C
Tirana

Bënin namin me vjedhje në Belgjikë, pranga anëtarit të dhjetë të bandës

VENDI

Ka shkuar në 10 numri i personave të arrestuar dhe proceduar, për vjedhje në Belgjikë. Në kuadër të operacionit të koduar PICASO është bërë i mundur ndalimi i 45 vjeçarit person i shpallur në kërkim.

Sipas policisë i ndaluari K. D., 45 vjeç, është person nën hetim, i dyshuar për kryerjen e veprave penale Vjedhja Grup i strukturuar kriminal Vjedhja e kryer më shumë se një herë, në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal.

Ndaj këtij personi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg pa afat.

Gjithashtu sipas letër-porosisë, nga hetimet e kryera në Belgjikë ka rezultuar se prej muajit dhjetor 2017 një grup shtetasish shqiptarë me qëndrim të përkohshëm në Belgjikë po kryenin vjedhje me thyerje të banesave dhe objekteve të tjera. Konkretisht këta persona pasi vidhin në banesa vlera monetare dhe sende me vlerë si flori etj, i dërgonin ato në Shqipëri.

Në kuadër të operacionit janë kapur katër shtetas shqiptarë në Shqipëri dhe 6 shtetas të tjerë shqiptarë në Belgjikë. Ndaj këtij grupi kriminal drejtësia belge ka caktuar masën e sigurisë Arrest në burg.

- Advertisement -

TE FUNDIT