10.5 C
Tirana

Bashkëshortja e Gaz Pajës zbulon emrin e më të voglit të familjes.

VENDI

Ira dhe Gaz Paja ditën e djeshme janë bërë prindër për herë të parë. Familja e tyre është shtuar me një djalë. Me siguri prindërit e rinj janë shumë të lumtur për ardhjen në jetë të vogëlushit të tyre. Me anë të një postimi Ira ka treguar së fundmi lumturinë dhe emocionet e mëdha që ka ndjerë ditën e sotme. Na i mbushe zemrën plot Dard. I bekuar qofsh, ka shkruar Seferi krah fotos ku dallohen dhuratat e para për më të voglin e familjes.

Me siguri ky duhet të jetë një nga momentet me speciale në jetën e çiftit, pasi familja e tyre u shtua tashmë me një anëtar të ri, fryt i dashurisë së tyre. Kujtojmë se Gazi dhe Ira e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në muajin qershor të këtij viti, pas një marrëdhënie disavjeçare të mbajtur larg vëmendjes së mediave.

- Advertisement -

TE FUNDIT